Kriza financiare në të cilën aktualisht është Posta e Kosovës ka bërë që punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje të mos u dalin pagat e muajit shtator.
Kjo pasi ndërmarrja ka shënuar humbje të vazhdueshme në ofrimin e shërbimit të saj postar, ndërsa Qeveria nuk ka vendosur ende për ta ndihmuar financiarisht atë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo i ka shtyrë punëtorët që të marrin vendim për të hyrë në grevë që nga dita e hënë.
Grevën e ka paralajmëruar Sindikata e punëtorëve, duke njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk do të ofrohet asnjë shërbim.
Kryetari i kësaj sindikate, Etrit Hoti, i ka thënë gazetës se ata kërkojnë garanci me shkrim nga menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës, që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së qe 24 ditë pa paga, futen në grevë dyorëshe
-
Punëtorët e RTK-së nga e hëna në grevë dyorëshe çdo ditë
-
Punëtorët e RTK-së mbajnë grevë njëorëshe për mungesën e pagave
-
Punonjësit e RTK-së të hënën mbajnë grevë 1-orëshe