Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Portali i madh amerikan pyet: “Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”

Portali i madh amerikan, “VICE News”, ka raportuar sonte në mbrëmje për përfshirjen e Matt Whitakerit në fushatën e PDK-së në Kosovë.

“Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”, është titulli i këtij shkrimi, transmeton KTV.

Mediumi amerikan raporton për brohoritjet “SHBA, SHBA”, dhe “Trump, Trump” në tubimin në lindje të Kosovës.

“VICE” rikujton se Whitaker është i rrethuar nga një sërë skandalesh, duke përfshirë dyshimin për mashtrimin e miliona veteranëve.

Aty është komentuar edhe fotografia e Veselit me Whitakerin në një pikë të “King Burgerit”, ose, siç është përshkruar, “në një pjesë e Amerikës në Kosovë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të “VICE” për angazhimin e Whitakerit në Kosovë.