Kryeministri në detyrë dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh.
Sipas Mustafës, institucionet do të duhej të themeloheshin edhe më herët.
“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë, unë nuk kam arsye që të flas edhe për 10 ditë të tjera. Institucionet duhet të bëhen sa më shpejt, por duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
“Është dashur që të themelohen edhe më herët, jo për dhjetë ditë. Është dashur të themelohen këto institucione. Duhet që çdonjëri ta bëjë punën e vet. A ka vota a s’ka, pastaj do të shihet në Kuvend”.
-
Haradinaj arsyeton vonesat me formimin e “institucioneve të qëndrueshme”
-
Mustafa fajëson PAN-in për mos themelim të institucioneve dhe për rrëzim të Qeverisë së tij
-
Isa Mustafa s’e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryeministër
-
Kurti e Mustafa përplasen në distancë se në duar të cilit është formimi i Qeverisë
-
Mustafa: LDK-ja s’i cakton datat për formimin e Qeverisë, ato i cakton subjekti fitues i zgjedhjeve