Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook arsyetuar vonesat për formimin e institucioneve me “gjetjen e formulës për institucione statike qeverisëse”.
Ai ka thënë se nuk janë të interesuar që të krijojnë një “Qeveri sa për ta bërë”, transmeton Koha.net. Ndërsa ka theksuar se vendi nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimin e tij, pa ndërhyrje, mund ta lexoni më poshtë:
E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.
Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.
Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t'i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.
Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!