Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve.
Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se vonesa në krijimin e institucioneve është minus për fituesin e zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është mirë sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot ne qeveri”, tha Haradinaj, përcjell kp.
Ai tha se nuk ka opinion se çka duhet të ndodhë rreth LDK-së dhe VV-së porse “e kanë marrë përgjegjësinë t’i ndërtojnë institucionet”.
Haradinaj tha se "do ta takonte Albin Kurtin por jo për të qenë pjesë e qeverisë së tij".
Ai tha se AAK-ja është opozitë dhe "nuk e sheh veten pjesë të qeverisë Kurti".