Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Hoti këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
Kryeministri në postimin e tij ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, që sipas tij duhet të përfundoj me një marrëveshje që sjellë njohje reciproke.
“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti i shkruan Blinkenit: Jemi të përkushtuar që të arrihet marrëveshje normalizimi me Serbinë
-
Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në
-
Pompeo: SHBA-ja do t’i qëndrojë pranë Kosovës
-
Pompeo: SHBA-ja e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve