Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka qëndruar sot në Dubrovnik, Kroaci, porse ka përmendur edhe Marrëveshjen e nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator.
Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
"Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Ashtë një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara", tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjë-Hercegovinën, përcjell VoA.
-
Pompeo: SHBA-ja e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Rubio e Gjuriqi diskutojnë për rëndësinë e shtensionimit të situatës në Ballkan
-
SHBA-ja bën thirrje për zbatim të menjëhershëm të Marrëveshjes, ofron përkrahje
-
SHBA-ja përshëndet marrëveshjen e arritur: Të dyja palët kanë bërë një hap të madh para