“Humbjet shqiptare në Maqedoni” janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Në shkrimin kryesor për këtë temë mund të lexoni për politikën e dëbimit dhe asimilimit të shqiptarëve të Manastirit, heshtjen e Tiranës dhe Prishtinës, të drejtat e papërmbushura të shqiptarëve dhe zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Për temën e së dielës, vjen edhe shkrimi “Qyteti i alfabetit pa shkolla shqipe”.
Ndërsa, në intervistë bashkëpunëtori i ngushtë i Zijadin Selës, Krenar Lloga, tregon se pse ekzistenca e Maqedonisë varet nga qeverisja e re.
Në faqet e botës mund të lexoni për “qytetin fantazmë të Irakut” dhe “ushtarin e botës së egër shtazore”.
Në shtatë shkronja, Blerim Gashani, tregon për gërryerjen që po i bëhet Kosovës.
Fejtoni i radhës nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës” sjell propozimin austriak të para një shekulli për kufirin e Shqipërisë.
Shqiptarçe sjell rrugëtimin e shqipes në më shumë se 150 abetare.
Faqet e kulturës mbulohen nga shkrimet për “rolin e dyfishtë i kineastes kosovare në serialet amerikane” dhe për “klarinetën që jehon për dialog midis kulturave”.
Në Monument vjen historia e objektit me stil neoklasik të djemve të Pashait, që dikur shërbeu si burg, e më pas si shkollë, e që aktualisht shërben si arkiv komunal.
“Mërgimi luan për tri skuadra dhe e duan tri përfaqësuese” dhe “Kampionët e Shqipes”, janë dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.
Politikat e asimilimit dhe dëbimit të... by kohanet