Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humbjet shqiptare në Maqedoni

Historia e dhimbshme e shqiptarëve të Maqedonisë mund të shihet në Manastir. Aty sheh gjurmë qindravjeçare të civilizimit ilir e edhe të pasardhësve të tyre, shqiptarëve, por rrallë ndokund mund të dëgjosh të flitet shqip.

Brenda qytetit ndodhet shtëpia ku ka lindur alfabeti i shqiptarëve, e në periferi të tij janë hapur themelet e Heraclea Lyncestis, qytet antik i ndodhur në Gadishullin Ilirik, shkruan sot “Koha Ditore”. Maqedonasit kanë tjetërsuar historinë e këtij qyteti, ndërsa jo rrallëherë u nënshtrohet sulmeve godina ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, në katin përdhes të së cilës shiten edhe pllaka qeramike, ani pse ajo ka statusin e muzeut shtetëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Historia ka qenë e pamëshirshme për shqiptarët që jetojnë në kufirin lindor të Maqedonisë, veçmas të Manastirit, Prilepit e Velesit. Ata janë më të vuajturit e më të nënshtruarit në gjithë territorin e këtij shteti.

Vetëm një shekull më parë, në Manastir shqiptarët përbënin shumicën absolute. Duke qenë banorë të kryeqendrës së njërit prej katër vilajeteve autonome shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, iniciuan unifikimin e alfabetit dhe hapën shumë shkolla e shoqëri kulturore. Aty ishin themeluar edhe çetat e para kryengritëse për çlirimin e Shqipërisë dhe për pavarësinë e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.