Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia vendoset “Te Rrethi” - ende nuk ka asnjë protestues

Edhe pse është paralajmëruar që sot do të ketë protestë në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”, në këtë vend nuk ka ndonjë protestues, përveç kalimtarëve të rastit.

Ndërsa, këtë paralajmërim e ka marrë seriozisht Policia e Kosovës dhe të njëjtit janë vendosur atje.

Njëri nga kalimtarët që po vëzhgonin nëse ka ndonjë protestues, Adem Miftari, largimin e flamurit kombëtar e ka konsideruar si hajni, raporton KP.

Ai ka propozuar që flamuri kombëtar i cili mbrëmë u largua të vendoset tek rrethi për Veternik. Sipas tij, duhet të bëhet ky veprim pasi që qytetarët janë të mllefosur.

Në vendin ku është paralajmëruar protesta qarkullimi po vazhdon normalisht.

Mbrëmë vonë, flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.