Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia ua ndërpret marrëdhënien e punës 57 policëve të akuzuar për ryshfet

Pesëdhjetë e shtatë policë të Trafikut Urban dhe të Njësisë së Kontrollit të Autostradave nuk do ta veshin më uniformën e policit. Atyre u është ndërprerë marrëdhënia e punës nga Policia e Kosovës, pas përballjes me drejtësinë për korrupsion.

Procedura disiplinore, siç i është konfirmuar “Kohës Ditore”, është duke vazhduar edhe kundër dy policëve të tjerë, ndaj të cilëve Komisioni i Brendshëm Disiplinor i PK-së ka kërkuar hetim shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të 59 policët u patën arrestuar në fund të vitit të kaluar gjatë një aksioni të gjerë policor. Ata u patën ftuar për t’u marrë në pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Nga aty patën dalë të prangosur dhe me urdhër të prokurorit u patën dërguar në qendra të mbajtjes në polici.

Prej këtij grupi, 20 janë policë të Njësisë për Kontrollin e Autostradave, 20 nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Veriut, 15 nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Jugut, dhe 4 zyrtarë nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.