Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia synon të dyfishojë aktivitetet në terren shkaku i pandemisë

Përmes një komunikate për media Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës ka njoftuar se do të ketë dyfishim të aktiviteteve policore në terren për të luftuar COVID-19.

Tutje thuhet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka mbajtur një takim virtual me menaxhmentin e Policisë, pas takimit që kishte pasur me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe inspektorë të të gjitha niveleve lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se Qalaj kërkoi angazhim të përgjithshëm të të gjithëve papërjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID-19.

“Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave”, thuhet në komunikatë.

Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lart angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.

Tutje thuhet se Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe nga Policia e Kosovës do të ketë zero tolerime për shkelësit e ligjit.