Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet shtesa për zyrtarët policorë për angazhimin gjatë pandemisë

Sindikalistët e Policisë janë takuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ndërsa është diskutuar për Ligjin për pagave, Ligjin për sigurime shëndetësore dhe Ligjin për pensionim të parakohshëm.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti gjatë takimit me ministrin Svçela kanë kërkuar që të procedohen sa më parë këto ligje.

Ndërkohë po ashtu është thënë se ata do të drejtohen me një kërkesë për të kërkuar një shtesë për punën e kryer gjatë këtij viti, për të gjithë zyrtarët policorë dhe stafit civil të PK-së.

“Ministri z. Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtaret policorë dhe kushtet e tyre në punë. Duke e vlerësuar si përmbajtjesor këtë takim, Delegacioni i Sindikatës së PK-së do t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla për një shtesë për punën e kryer gjatë vitit, e sidomos për angazhim të shtuar në lidhje me pandeminë ‘COVID- 19’ për të gjithë zyrtaret policor dhe atyre të stafit civil të PK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikata e Policisë së Kosovës.