Në një letër drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar pagën e 13-të.
Arsyetimi i SPK-së për këtë kërkesë ka qenë se policët gjatë vitit kanë pasur angazhime shtesë në plane të ndryshme operative, si COVID-19 e operacione të tjera.
“Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme. Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë”, thuhet në kërkesën e SPK-së.
Pagën e 13-të e kanë kërkuar edhe punëtorët e KEK-ut.
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva
-
Punëtorët e RTK-së kërkojnë përfshirjen në pagën e 13-të
-
Sindikata e Policisë thotë se s’janë kryer pagesat e dhjetorit për familjet e policëve të rënë
-
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
-
Punëtorët e KEK-ut thonë se s’do t’i ndalin protestat për rritje pagash dhe pagën e 13-të