Policia e Kosovës është furnizuar me 41 vetura të reja për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.
Ndër këto vetura, 35 janë të tipit limuzinë, disa hibride e 6 janë modele të larta SUV.
Në një njoftim për media është thënë se ngritja e kapaciteteve bëhet për të rritur efikasitetin dhe që policia të jetë sa më afër nevojave të qytetarëve.
“Përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes shtesë me automjete zyrtare për njësitë patrulluese të stacioneve policore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas eskalimit të situatës, Policia del me njoftim
-
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
-
Forca të shtuara të Policisë te Qeveria
-
Fotogaleria: Kapet arsenal armësh në veri
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik






