Policia e Kosovës, njësitet Policia në Komunitet dhe ato sektoriale, në kuadër të strategjisë “Policia në bashkësi” kanë vizituar fillimisht pishinën “Hawai” në Gjilan, ku është bërë shpërndarja e disa fletëpalosjeve "Edukimi mbi rreziqet", që mund të paraqiten te fëmijët dhe personat që i frekuentojnë pishinat, lumenjtë dhe vende të tjera.
Fletëpalosja para së gjithash ka karakter edukativ dhe këshilla konkrete për parandalimin e rrezikut që u kanoset fëmijëve dhe të tjerëve.
Polica e Kosovës me partnerët e tjerë relevantë komunalë dhe këshillat lokale të sigurisë me përkushtimin ma të madh ka punuar në identifikimin e vendeve potenciale, që mundë të jenë të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Në fletëpalosje konkretisht cekin zonat e panjohura ku mund të ndodhen sipërfaqe të ujit të pambuluara dhe këshillojnë të qëndrojnë larg vendeve të rrezikshme, si puseta, bunarë dhe kanale ujëmbledhëse.
Sezoni verore dhe temperaturat e larta paraqesin rrezik potencial për përhapjen e zjarreve, andaj në asnjë mënyrë nuk lejohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, pasi që zjarri del lehtësisht nga kontrolli dhe shkakton dëme të konsiderueshme e po ashtu rrezikon edhe jetën e njerëzve.
-
Policia në Prishtinë forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve
-
Policia e Kosovës mban ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave fillore në Gjilan
-
Polica mban ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit në Zhegër
-
Mbi 31 mijë gjoba vetëm gjatë marsit
-
Policia në Gjilan zhvillon debat në shkolla me temën “Stop Drogave në Shkolla”