Policia në Lipjan gjatë së enjtes ka zhvilluar një aksion për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacioni në lagjen "Skënderbeu".
Ky aksion ka nisur pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj lagjeje derisa vozitësit e pandërgjegjshëm po i bllokojnë hyrjet e banesave, njofton gazetari i Kohës Ditore nga regjioni i Ferizajt.
Në këtë aksion Policia dhjetëra veturave ua ka hequr edhe targat e regjistrimit.
Qazim Tahiri banor i lagjes "Skënderbeu" në Lipjan ka thënë se disa herë ka kërkuar nga Policia largimin e automjeteve të parkuara në vende të ndaluara me shenja të komunikacionit.
“Si shenjë pakënaqësie banorët kemi dal në rrugë dhe kemi kërkuar nga Policia t’i largojë veturat e parkuara aty ku është e ndaluar me shenjë të komunikacionit. Aktiviteti i policisë është i qëlluar dhe kërkojmë që mos t’i lejojnë veturat të parkohen përgjatë kësaj rruge derisa po e pengojnë komunikacionin dhe po i bllokojnë hyrjet e banesave”, ka thënë Tahiri.
{gallery}
-
Aksidentohet vetura e Policisë në qendër të qytetit të Lipjanit
-
Policia me masa të reja kundër vozitësve që parkojnë në vendet e ndaluara
-
Automjetet e parkuara me vite bllokojnë hapësirat publike në Prishtinë
-
Policia vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave nga veturat në Prishtinë
-
Lipjani me pako masash kundër kaosit në trafik