Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani me pako masash kundër kaosit në trafik

Komuna e Lipjanit ka rregulluar qarkullimin rrugor brenda qytetit, duke përfshirë mënyrën e parkimit të automjeteve, kufizimin e shpejtësisë së lëvizjeve të automjeteve, lëvizjen e automjeteve në një drejtim etj.

Për eliminimin e kaosit në trafik dhe për lejimin e ndalimit të veturave për një kohë të caktuar në krahun e djathtë të rrugëve me katër shirita, qytetarët disa muaj më parë kanë dorëzuar edhe një peticion në Komunë, ndërkohë që kërkesa të tilla shpeshherë janë ngritur edhe nga shoqëritë civile, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimi për rregullimin e komunikacionit në këtë mënyrë është marrë edhe nga këshilltarët e KK-së në mënyrë unanime, të hënën. Rruga më e përfolur, me 4 shirita “Lidhja e Prizrenit”, e cila gjatë periudhës së fundit kohore është bërë cak i Policisë së Kosovës për të shqiptuar gjoba derisa shoferët nuk kanë pasur të drejtë të ndalonin veturat as 2 minuta, tashmë një gjë e tillë ka ndryshuar.

Në këtë rrugë qytetarët kanë mundur ta ndalojnë veturën deri në 15 minuta në krahun e djathtë të rrugës në mënyrë që shiriti tjetër të jetë i lirë për qarkullimin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)