Masat e sigurisë në shkollat e Suharekës janë shtuar gjatë javëve të fundit në përputhje me rekomandimet që janë adresuar nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi. Veprime në këtë drejtim janë ndërmarrë nga organet e rendit, por edhe autoritetet komunale në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit vendor.
Përderisa pjesëtarët e Stacionit Policor në Suharekë kanë realizuar kontrolle te nxënësit në automjetet e transportit publik dhe jashtë hapësirave shkollore, në anën tjetër një bashkëpunim i Komunës me biznesin ka mundësuar vendosjen e rojave të sigurisë në dy shkolla të mesme të Suharekës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, gjimnazi “Jeta e re” dhe shkolla e mesme teknike “Skënder Luarasi “ në Suharekë nga kjo javë do të kenë nga një rojë të sigurisë në hyrje të oborrit të shkollës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Ferizaj me projekt për sigurimin e shkollave me roja fizike
-
Shkollat profesionale në Suharekë i hapin dyert për semimaturantët
-
Rekomandohet shtimi i patrullave policore në komunë të Suharekës
-
Paralajmërohet shtimi i masave të sigurisë përreth shkollave
-
Prindërit e shoqëria civile kërkojnë më shumë siguri në shkolla