Policia e Kosovës po e heton rastin e sulmit ndaj gruas rome, që ndodhi sot pasdite në Lipjan, ka konfirmuar për KTV-në, zëdhënësja Flora Ahmeti.
Z. S. u sulmua nga një grup fëmijësh pasi që gjatë ditës në rrjete sociale u përhapën dezinformata, se ajo rrëmbente fëmijë.
Më herët gjatë ditës, Policia i kishte konfirmuar KTV-së se personi në fjalë nuk dyshohej për asnjë vepër kriminale.
E riatdhesuar nga Belgjika, gruaja rome ishte parë brenda pak kohësh në disa qytete të Kosovës, dhe ishte fotografuar e tallur nga të rinj në grupe të ndryshme online.
Lexo edhe: Disa të rinj në Lipjan sulmojnë gruan rome, njëri e rrëzon përtokë me grusht pas koke
Artikuj të ngjashëm
-
Policia konfirmon nisjen e hetimeve për sulmin ndaj gruas rome në Lipjan
-
Disa të rinj në Lipjan sulmojnë gruan rome, njëri e rrëzon përtokë me grusht pas koke
-
Arrestohet një person për sulm seksual në Lipjan
-
Sulmohet seksualisht një grua në Lipjan
-
Sulmi ndaj gruas rome cilësohet racist e barbarë, kërkohen masa edhe për ata që quan deri te ky rast