Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, raportohet se Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre.
Si pasojë, një prej protestuesve ka thënë se është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë, raportojnë mediat atje.
Policia ndërkaq pretendon se plumbat janë plumba shpërqendrues.
Plumbi shpërqendrues është një lloj municioni që përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Mund të jetë prej gome, plastike ose materialesh të tjera.
Edhe pse konsiderohet më pak vdekjeprurës se plumbi i zakonshëm, mund të shkaktojë plagë të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit dhe deri në vdekje, raportoi Euronews.
Kjo është dita e pestë e protestës që vijon pa ndërprerje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Deri më tani Policia e Shtetit për të ndalur protestuesit kishte përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe topa uji.
Edhe
Pesë ditë proteste