Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që në ahengje të mos festojnë me armë. Përmes një komunikate, autoritetet policore njoftojnë se që nga 28 qershori deri më 4 gusht 2021, në dasma dhe ahengje janë konfiskuar 50 revole, 23 prej tyre me gaz, 10 armë të gjata si dhe janë arrestuar 39 persona.
“Fatbardhësisht nga këto të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar. Policia e Kosovës edhe një herë kërkon, apelon tek të gjithë qytetarët që në gëzimet/festimet e tyre të mos përdorin armë, në mënyrë që gëzimi të mos kthehet në antonim të asaj fjale”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Për të shtëna në ahengje në korrik u arrestuan 42 persona, u konfiskuan 46 armë
-
Vetëm gjatë vikendit u arrestuan 14 persona për përdorim të armëve pa leje në ahengje
-
Ahmeti: Shqetësuese gjuajtja me armë gjatë festave
-
Gjuajtjet në ahengje familjare, mbi 80 të arrestuar e mbi 100 armë të konfiskuara
-
Të shtëna “festive” në Prizren - Sekuestrohen armë e municion dhe ndalohen tre persona