Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori e deri më sot, për shkak të gjuajtjeve me armë gjatë ahengjeve familjare, ka arrestuar 81 persona, ka konfiskuar 91 revole dhe 21 armë të gjata.
Sipas Policisë, aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prapë ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla.
“Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç është bërë e ditur, janë iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.
-
Për të shtëna në ahengje në korrik u arrestuan 42 persona, u konfiskuan 46 armë
-
Vetëm gjatë vikendit u arrestuan 14 persona për përdorim të armëve pa leje në ahengje
-
14 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare
-
Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve
-
Përdorimi i armëve në ahengje, tetë të arrestuar brenda një dite në Kosovë