Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës do të organizojë sot një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë.
Ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore "Mbrojtësi" etj.
Artikuj të ngjashëm