Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve me rastin aktiviteteve dhe vizitave që do të zhvillohen me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në aktivitete e ndryshime të organizuara për nder të kësaj dite do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare.
Delegacionet thuhet se do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershori deri më 13 qershor.
“Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik kërkojmë mirëkuptim pasi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte
-
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, paralajmërohen bllokime të përkohshme rrugësh
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”
-
Begaj në vizitë zyrtare në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut