Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë.
Paraprakisht do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pastaj ekipet policore do të vazhdojnë për në Shqipëri për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.
Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Vdiq në një aksident trafiku një polic në Vërmicë
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar