Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se sot, e mërkurë, do të bëhet varrimi i policit Sami Thaqi, i cili vdiq si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në Zhur, në momentin kur policia po kryente bastisje.
“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Malishevë.
Thaqi mbeti i vdekur si pasojë e shpërthimit të martën, ndërsa dy kolegë të tij u plagosën.
Artikuj të ngjashëm
-
Polici i vrarë varroset ne vendlindje, Qeveria ndihmon familjen e tij
-
Varroset polici i vrarë në Zllatar
-
I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit në rastin e Zhurit ku u vra një polic
-
Polici i plagosur në Zhur sot do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë
-
I dyshuari për tregti me narkotik, nën llupën e Policisë edhe për vepra të tjera penale