Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Zh. J. dhe D.M., për të cilët dyshohej se kishin manipuluar me dëshmitë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sot janë kthyer në punë, transmeton Koha.net.
Se atyre u është ndërprerë suspendimi, për kossev ka konfirmuar zëvendëskomandanti rajonal për veri, Besim Hoti.
“Bëhet fjalë për ndërprerjen e suspendimit dhe ata janë kthyer në punë. Kemi marrë urdhrin më 18 korrik dhe ai sot hyn në fuqi”, ka thënë Hoti.
Zh.J dhe D.M. janë arrestuar më 10 shkurt me dyshimin se kishin manipuluar me dëshmitë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ishin liruar pas dy ditësh.
Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen dy policët e arrestuar për manipulim provash rreth vdekjes së Ivanoviqit
-
Policët e arrestuar për manipulim të dëshmive të rastit Ivanoviq ndalohen për 48 orë
-
I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit, i sanksionuar nga SHBA-ja, lirohet nga paraburgimi
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Arratisja e Radojçiqit, kërkohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë në Bërnjak