Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Polica e Kosovës demanton mediat serbe për arrestimet e pritshme nga Specialja

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në portalet serbe, të cilat duke u thirrur në burime brenda këtij institucioni, kanë publikuar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve nga Gjykatën Speciale.

Policia ka mohuar të gjitha këto informacione, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.

Shkrimin e agjencisë SERN-a më herët e transmetoi Koha.net, duke shfaqur dyshime për saktësinë e gjoja fakteve të raportuara.

Në vazhdim reagimi i plotë i PK-së.

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë reagimi ndaj disa portaleve serbe, njëra ndër to Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERN-a, të cilat kinse nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë siguruar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve të ndryshme politike të Kosovës, që ndërlidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.

“Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”.

Edhe Policia e Kosovës: Emailet që po qarkullojnë janë të falsifikuara, mos bini pre Arbëri Policia e Kosovës: Emailet që po qarkullojnë janë të falsifikuara, mos bini pre

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit.

Policia e Kosovës rithekson dhe njëherit rikonfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformatat e publikuar në portalet serbe.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës.