Poema dhe Diamanti janë foshnjat e para të lindura në vitin 2025 në Kosovë.
“Vizituam dy nëna që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poema ndërsa zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjat janë shumë mirë me shëndet. E ne i uruam mbarësi, në jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Kurti ka thënë se ka pasur prioritet Qeveria e tij politikat e mbështetjes për lehonat dhe fëmijët 0-16 vjet dhe se do të vazhdohet mbështetja.
Artikuj të ngjashëm
-
Vajzë dhe djalë, foshnjat e para të 2025-tës. Numri i lindjeve bie nga viti në vit
-
Djalë, foshnja e parë e vitit 2024
-
Një nënë nga Gjilani sjell në jetë trenjak në QKUK në minutat e parë të vitit 2026
-
Binjakët Ares dhe Rajd foshnjat e para të vitit 2025 në Shqipëri
-
Kurti lavdërohet për tërheqje të investimeve. OEK: Asnjë kompani serioze s’investoi viteve të fundit