Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva ndal ndriçimin publik për të kursyer rrymë

Komuna e Podujevës do ta ndalë ndriçimin publik për shkak të situatës me energjinë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se një situatë e tillë do të jetë për një kohë të pacaktuar, deri në përmirësimin e situatës me energji elektrike.

“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”, ka shkruar ai.