Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta ndalojë posedimit e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore.
“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset - ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, ka njoftuar Bulliqi në Facebook të mërkurën.
Për zbatimin e këtij vendimi, siç ka thënë Bulliqi, do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.
“Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024”, ka shkruar tutje ai.
-
Gjobë prej 20 eurosh për mësimdhënësit që shkelin vendimin për telefona
-
Koreja e Jugut i ndalon telefonat në klasat shkollore
-
Ndalimi i telefonave, proces i pazbatueshëm - Policia s’pranon përgjegjësitë që parasheh udhëzuesi
-
Ndalohet përdorimi i telefonave në Shkollën “Hasan Prishtina”
-
Nuk respektohet Udhëzuesi që prej 6 vjetësh ndalon telefonat në shkolla