Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Po mbahet afati i dytë i provimit pranues në Ekonomik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar nxënësit të cilët i janë nënshtruar provimit pranues (afati i dytë), në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri është pritur nga rektori i UP-së, Marjan Dema, dhe nga dekani i këtij fakulteti, But Dedaj, të cilët i uruan detyrën e ministrit, njëherësh shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me qëllim të ofrimit të studimeve kualitative për të rinjtë tanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vazhdim, ministri Bytyqi i shoqëruar nga rektori dhe dekani, kanë vizituar kandidatët për studentë në Fakultetin Ekonomik, të cilët sot iu nënshtruan provimit pranues. Me këtë rast, ministri është shprehur se, sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në Fakultetin Ekonomik, ndërsa ata që do të kenë fatin të bëhen studentë të këtij fakulteti, i porositi që të kërkojnë shumë nga profesorët, të bashkëpunojnë dhe të bëhen profesionistë të zotët.

Bytyqi tha se, “sot kërkohet që edukimi i të rinjve tanë të jetë i standardeve evropiane, të jetë një studim i cili do t’iu garantojë punë në të ardhmen”.

“Në këtë aspekt, ne mbështesim Universitetin e Prishtinës dhe jemi të sigurt se ky institucion, së bashku me Ministrinë dhe institucionet tjera do ta bëjë më të mirën e mundshme që të sigurojë një kualitet të edukimit profesional”, tha ai.

Me konkursin e dytë për pranim në UP, do regjistrohen 1353 studentë, kurse kanë aplikuar 1484 nxënës. Fakulteti Ekonomik gjatë këtij viti akademik në total do të pranojë 1905 studentë.