Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pllana koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran

Fondi Sovran

Rrezarta Pllana është emëruar koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.

Komisioni Ekzekutiv për Fondin Sovran ka mbajtur të martën takimin e tretë, ku janë miratuar hapat e radhës për funksionalizimin e Fondit.

“U diskutua për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran. Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e znj.Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran. Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.