Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Forumin Strategjik në Bled ka folur për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2023, gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Plenkoviq ka thënë se sulmi kaloi “pa deklarata apo artikulime serioze të ndokujt nga BE-ja”, transmeton “Jutarnji”.
“U bëmë sikur s’ndodhi”, ka thënë Plenkoviq.
Ai ka kërkuar “kthjelltësi” rreth çështjes së zgjerimit dhe ndryshimeve në kontekstin global, duke paralajmëruar se palët e treta do të jenë gjithnjë e më me ndikim në vendet kandidate sa më gjatë që ato të jenë jashtë Bashkimit Evropian.
Ai tek ka folur për Serbinë, ka thënë se ajo është në prag të luftës civile.
-
Vuçeviq: Serbia mos ta pranojë që Banjska të përcaktohet nga mënyra se si Prishtina e sheh ngjarjen
- BE-ja dhe NATO nuk janë serioze rreth Banjskës
-
Autoritetet zotohen që terroristët e Banjskës do të vendosen një nga një para drejtësisë
-
Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: S’ka normalizim pa llogaridhënie
-
BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi