Kryeministri i Kroacisë, Andrija Plenkoviq, ka folur për futjen e shërbimit ushtarak në Kroaci. Plenkoviq ka treguar se ka kërkuar disa modele nga ekspertët dhe Ministria e Mbrojtjes për ta shqyrtuar.
Ai në lidhje me situatën e sigurisë ka komentuar luftën në Ukrainë, por edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Mund të kishte pasur një konflikt serioz, madje edhe luftë”, tha Plenkoviq, raporton “Veçernji List”. “Kjo është arsyeja pse siguria është e rëndësishme. Vendimet tona s’kanë ndodhur spontanisht, janë marrë nga një qeveri e përgjegjshme”.
Artikuj të ngjashëm
-
Plenkoviqi për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur s’ndodhi
-
Vuçeviq: Serbia mos ta pranojë që Banjska të përcaktohet nga mënyra se si Prishtina e sheh ngjarjen
-
Një vit nga sulmi që mund të përsëritet
-
Kurti: Sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit shtetëror
-
Kurti thotë se aktakuza për Banjskën ka mundur të ngrihej më herët