Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Planifikimi i dobët zvarrit ndërtimin e rrugës në “Jeni Mahallë”

Planifikimi i dobët i projektit dhe nevoja për ndryshim të tij në disa raste, sipas autoriteteve komunale të Prizrenit, janë ndër arsyet për zvarritjen e punimeve në rregullimin e infrastrukturës në rrugën “Reshat Karjagdiu” në lagjen “Jeni Mahallë”.

Duke qenë se ka pasur numër të madh ankesash nga qytetarët dhe bizneset lidhur me ecurinë e realizimit të këtij projekti, të premten, kryetari Mytaher Haskuka ka realizuar një vizitë në vendpunishte.

Me këtë rast ai ka bërë të ditur se me operatorin e kontraktuar është arritur ujdia që brenda tre javëve të dinamizohen punimet ashtu që së paku rruga të shtrohet me zhavorr...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.