Komuna e Kamenicës ka planin komunal të veprimit për efiçiencën e energjisë 2019-2021, me të cilin synohet kursimi i energjisë dhe investimet në stokun e ndërtesave komunale. Qeverisja komunale brenda 1 viti paguan mbi 200 mijë euro për faturat e energjisë së shpenzuar.
Me planin për efiçiencë parashihet që të investohet në rinovimin e objekteve komunale, siç është izolimi i objekteve, ndërrimi i dritareve, çative etj. Në këtë plan të kursimit ishin përfshirë edhe 33 objekte shkollore. Mirëpo ky plan duhet të ndryshohet, ngase ishte hartuar para se të iniciohej reforma në arsim, shkruan sot Koha Ditore.
Me reformën në arsim, e cila është duke u zbatuar pjesërisht parashihet që Kamenica të funksionojë me vetëm 8 objekte shkollore. Me këto zhvillime të cilat kanë ndodhur atëherë, edhe Komuna detyrohet që të bëjë revidimin e planit për efiçiencë. Komunarët deklarojnë se do të bëjnë revidimin për shkak të ndryshimeve të cilat kanë ndodhur, dhe se nuk shohin ndonjë pengesë në këtë proces.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Bie numri i nxënësve në shkollat e vendit
-
Më 5 maj rinis mësimi për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës
-
Kompensohen orët e humbura përmes mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Kamenicës
-
Reforma në arsim, Kamenica synon që nga 29 objektet shkollore t’i shfrytëzojë 10 prej tyre
-
Kastrati, reformat në arsim u bënë për ngritje të cilësisë