Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.
“Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mosvijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës”, thuhet në komunikatë.
Procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MASHTI, MSH-së dhe IKSHPK-së.
Në njoftim thuhet se institucionet përgjegjëse obligohen të sigurojnë kushtet optimale për vijimin e mësimit të përshpejtuar dhe furnizimin me materiale mësimore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për nxënësit.
-
MASHTI: Nesër të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë
-
Më 5 maj rinis mësimi për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës
-
Kompensimi i orëve, Ministria vlerëson se procesi po realizohet, shkollat thonë të kundërtën
-
MASHTI kërkon prova për shkeljen e Kushtetutës
-
Nagavci mbron vendimin me të cilin shkeli Kushtetutën