Kuvendi i Kosovës e kishte përfunduar vitin 2016 pa e miratuar planin e punës, ndërsa për 2017 iu deshën më shumë se katër muaj për ta vënë për votim.
Të martën, deputetët e Kuvendit e votuan planin e punës, me disa kritika, por pa propozime konkrete, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta që e mbikëqyrin punën e legjislativit thonë se ky fakt tregon se në këtë institucion punët kryhen ad hoc.
Albert Krasniqi e ka quajtur plan jashtëzakonisht të dobët këtë të 2017-ës.
Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, planin e ka cilësuar si ironi të radhës dhe qasje të papërgjegjshme të deputetëve. Thotë se këto dokumente për Kuvendin janë bërë veç rutinë dhe jo për t’u zbatuar.
Kritika mori edhe vetë kryeparlamentari, të cilin e akuzuan se më shumë po përqendrohet në fushatë personale sesa në funksionin që ka si kryetar i Kuvendit.
Plani i punës së Kuvendit, sipas shoqërisë... by kohanet