Kuvendi i Kosovës ka miratuar planprogramin për punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2017.
Deputetët kritikuan këtë planprogram, për të cilin thanë se përveç që është i vonuar, nuk përmban asgjë serioze, por vetëm formale, e po ashtu edhe i përsëritur nga viti i kaluar.
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, kërkoi që në këtë planprogram të hyjnë edhe disa projektligje tjera, siç është ai për memorialin Ibrahim Rugova, projektligjin për gjykatën Administrative, Ligji për dekriminalizimin e skenës politike.
“Kush po iu ikë këtyre temave, ku është Ministria e Drejtësisë, Qeveria, Kuvendi. Ky plan është tepër formal”, theksoi ajo.
Deputetët e miratuan këtë program me shumicë votash.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Buxheti miratohet në parim, të premten seanca për shqyrtim në lexim të dytë
-
Kuvendi e miraton në parim buxhetin për vitin 2026
-
Kuvendi sot mban dy seanca
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja