Plaçkitet edhe një filial i një banke në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur sot pak pas orës 15, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në filialin bankar që ndodhet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Kohavisioni merr vesh se vjedhja ka ndodhur në një prej filialeve të TEB Bankës.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.
Deri më tani, nga masat e ndërmarra, policia ka arritur të gjejë veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit.