Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plaçkitet banka në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një bankë në rrugën “Ever Maloku” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se grabitja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe se ka filluar hetimin e krimit.

Sipas policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.