Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dekoruar me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ pjesëtarët e Task Forcës së Kërkim-Shpëtimit.
Ai me këtë rast tha se qëllimi i gjithë kësaj ceremonia është respekti për punën tuaj, për angazhimin që keni bërë në vazhdimësi për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve ku do që është kërkuar.
“Ju përgëzoj për punën dhe angazhimin. E di se në çfarë kushtesh veproni dhe çfarë rrezikshmërie keni në punën tuaj. Kam qenë vetë prezent në kërkimin e dy policëve të aksidentuar. Po ashtu, kërkimi dhe gjetja e viktimës vikendin e kaluar tregon për punën dhe angazhimin serioz që jeni duke bërë. Shpresoj që kurrë mos të kemi thirrje për angazhimin tuaj, se e di sa e vështirë është të gjesh dhe të tërheqësh një viktimë, por ju e keni treguar me punën tuaj se jeni të gatshëm dhe të përgatitur për çdo situatë”, tha gjeneral Rama.
Ndryshe, pjesëtarët e Kërkim–Shpëtimit të FSK-së janë në vazhdimësi të angazhuar në operacione reale dhe të gjitha operacionet i kanë përfunduar me sukses siç janë për shembull kërkimi në lumin Sitnica, në aksin Kaçanik-Hani i Elezit, si dhe kërkimi në rrjedhën e Drinit të Bardhë në komunën e Pejës.
{gallery}
-
FSK-së i jepet “Medalja e Artë për Vlerësim Profesional” e ndarë nga Shqipëria
-
Komandanti i KFOR-it uron komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës
-
Zhytësit e FSK-së kanë kontrolluar 5 kilometra në kërkim të policëve
-
Nderohet me medalje kontingjenti i FSK-së që ishte në Turqi
-
Mehaj dekoron me medalje ushtarakët e dalluar