Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë “Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional” njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.
Medaljen e Artë, dedikuar nga kryeministri i Shqipërisë e pranoi sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani.
“Medalje për Vlerësim Profesional i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme”, thuhet në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
-
Nderohet me medalje kontingjenti i FSK-së që ishte në Turqi
-
Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit e dërguar nga Shqipëria
-
Meta nderon FSK-në, Haradinaj thotë se s’ka nevojë të krijohet shtab për të ardhurit nga Shqipëria
-
Haradinaj: S’ka tërmet që na ligështon
-
Meta mbërrin në kazermën e FSK-së, nis dekorimi i njësiteve që dhanë kontribut në Shqipëri