Në mënyrë shumë diskrete është duke u mbajtur testi PISA. Ndonëse ministri ka vizituar një shkollë në Prizren, Shyqiri Bytyqi ka thënë se rregullat e PISA-s nuk lejojnë që kamerat të marrin pamje.
Bytyqi u shpreh i bindur për një rezultat më të mirë pasi thotë se komisioni ka bërë punë të madhe, raporton KTV.
Testi PISA ka filluar sot në Prizren në ora 11 dhe do të zgjasë 3 orë e po ashtu edhe në 2 ditët në vazhdim testi mbahet në Prizren.
Deri më datën 5 maj pritet të përfundojë komplet procesi i testimit ndërkombëtar PISA.
Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, tha se meqë PISA ka filluar në Prizren, ky testim do të shkojë mbarë dhe do të tregojë sukses të mirë.
Artikuj të ngjashëm