Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza dhe tha se shpreson që vendet anëtare të BE-së ta miratojnë propozimin pro liberalizimit të vizave, ndërkohë që ka folur edhe rreth mundësisë së korrigjimit të kufirit.
“Gjatë verës është diskutuar korrigjimi i kufijve kryesor dhe ndryshimi i kufijve dhe territoreve. Është ende shumë herët të komentohen këto mundësi. Ne duam një zgjidhje realiste, e cila nuk e kërcënon stabilitetin ne rajon. Krijimi i bashkive me shumicë serbe që ka përfunduar në 2015 dhe gjendja pezull është e plotë. Më 4 gusht nuk u respektua një afat tjetër për këtë. Pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë për zgjidhje që forcon Kosovën”, theksoi ai.