Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mosmbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi. Ky vendim u mor me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së të martën.
Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, u shpreh se partia Republikanët e Kosovës është dashur të mbajë kuvendin e ri zgjedhor në fillim të këtij muaji por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Sipas tij, kjo parti ka afat 45 ditë që të mbajë kuvendin zgjedhor nëse dëshiron të hiqet masa e pezullimit nga KQZ.
Vendimi u mor me 11 vota “pro”, ndërsa KQZ vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura për çështje të brendshme të saj./KP
-
AKR-së i largohet pezullimi nga KQZ-ja
-
Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
Shpallen rezultatet, sytë te formimi i institucioneve
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit