Qeverisja komunale e Kamenicës ka pezulluar nga puna avokatin e Komunës, Shefqet Rexha.
Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, ka deklaruar se pezullimi nga puna është bërë për shkak se ai ka kryer veprën penale të kërcënimit.
“Pezullimi i nëpunësit civil, konkretisht avokatit të Komunës, Shefqet Rexha, është bërë për shkak të veprës së kërcënimit, e cila do të dëshmohet para organeve kompetente. Deri në analizimin e provave dhe dëshmive nga ana e organeve gjyqësore, i lartcekuri pezullohet nga ushtrimi i detyrave në Komunën e Kamenicës, për periudhën tremujore. Ky vendim është marrë në bazë të nenit 67, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, nënparagrafi 1.2.1, të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës, nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, të Rregullores 04/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin civil të Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)