Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë një takimi sot me drejtorët e drejtorive komunale diskutuan në lidhje me një varg temash të qeverisjes lokale.
Ndër vendimet më të rëndësishme që mori ekzekutivi lokal ishte vendimi për pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit, si masë efektive që do të mundësojë planifikimin e territorit dhe ndërtimet sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë.
Kryetari Aliu tha se për herë të parë pas 20 vjetësh, Komuna e Ferizajt po merr këtë hap të domosdoshëm për të frenuar keq-planifikimin e territorit dhe për t’i dhënë mundësi që me analizë paraprake të projektohen zonat dhe kushtet e ndërtimit.
Tema tjera që zunë vend në këtë diskutim ishte edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili do të prezantohet në Kuvend në seancën e radhës që do të planifikohet ditëve të ardhshme.
-
INPO: Pezullimi i dhënies së lejeve ndërtimore i jashtëligjshëm
-
"Është ndërtu për nja 3-4 Ferizaja" - Azemi: Duhet të ndalohen ndërtimet
-
Pas 6 vjetësh shfuqizohet pëlqimi i lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Planin Zhvillimor të Ferizajt
-
Mungon kryetari, shtyhet shqyrtimi i auditmit të projektit “Bashkimit i qytetit të Ferizajt”
-
Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna